Sport

Milani fton mjekët dhe personelin shëndetësorë për ndeshjen e sotme ndaj Bolognas

Milani fton mjekët dhe personelin shëndetësorë për ndeshjen e sotme ndaj Bolognas
Foto: Reuters

Milani e rihap San Siron sonte për 1000 tifozë për ndeshjen e Series A kundër Bolognas. Klubi “rossoner” ka ftuar mjekët dhe personelin shëndetësorë nga rajoni i Lombardisë në këtë ndeshje, raporton agjencia ANSA.

Milani ka ndarë bileta për personelin shëndetësorë në shenjë falënderimi për luftën që është bërë dhe po bëhet ndaj pandemisë COVID-19. Po ashtu disa bileta janë ndarë për anëtarët e familjeve të lojtarëve, stafin shëndetësor të klubit, dhe partnerë të Milanit e për institucione.