Sport

Dortmundi i ofron kontratë të re Reynas

Dortmundi i ofron kontratë të re Reynas
Foto: Reuters

Borussia Dormtund ka nisur bisedimet me talentin Giovani Reyna për vazhdimin e kontratës. 17-vjeçari që e nisi me gol Bundesligan është në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman.

Por sipas “Kicker” Dortmund i ka ofruar kontratë të re që do ta mbante amerikanin në “Signa Iduna Park” deri në vitin 2025. Reyna u transferua te Dortmundi U19, në vitin 2019, nga akademia e klubit Neë York City.