Sport

Chelsea arrin marrëveshje me Rennesin për Mendyn

Chelsea arrin marrëveshje me Rennesin për Mendyn

Chelsea ka arritur marrëveshje me Rennesin për transferimin e portierit Edouard Mendy, bën të ditur “BBC”.

Portieri senegalez është kërkuar nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard, për t’ia shtuar konkurrencën spanjollit Kepa Arrizabalaga. Kepa u vlerësua si fajtor në golin e dytë që Chelsea e pësoi të dielën në humbjen 2:0 nga Liverpooli.