Sport

PSG-ja e kërkon dyshen e Interit, Brozoviq - Nainggolan

PSG-ja e kërkon dyshen e Interit, Brozoviq - Nainggolan

Paris Saint-Germaini zyrtarisht ka shprehur interesim për dyshen e Interit, mesfushorët Marcelo Brozoviq dhe Radja Nainggolan, kanë raportuar mediumet e huaja të mërkurën. Brozhoviq dhe Nainggolan pritet të largohen nga Interi gjatë këtij afati kalimtar pas transferimit të Arturo Vidalit nga Barcelona.

Për të dy mesfushorët, ekipi francez është i gatshëm t’i ofrojë Interit 50 milionë euro dëmshpërblim. Nainggolan edicionin e fundit ishte i huazuar te Cagliari dhe ka kontratë me Interin deri në vitin 2022. Edhe Brozoviq ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, kurse edicionin e fundit realizoi tre gola dhe asistoi tetë herë në 46 ndeshje në të gjitha garat.