Sport

Arsenali e Chelsea vazhdojnë tutje në Carabao Cup

Arsenali e Chelsea vazhdojnë tutje në Carabao Cup

Autogoli i Christian Fusch dhe shënimi i të riut Eddie Nketiah, i kanë dhënë fitoren Arsenalit përballë Leicester Cityt. Përballja e rrethit të katërt të kësaj gare për Arsenalin mund të jetë kundër Liverpoolit, që të enjten luan në udhëtim te Lincoln City, që bën gara në League One.

James Maddison luajti për herë të parë te Leicesteri këtë sezon dhe e qëlloi horizontalen, transmeton KOHA.