Sport

Hitzfeld këshillon Shaqirin të largohet nga Liverpooli

Hitzfeld këshillon Shaqirin të largohet nga Liverpooli

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka këshilluar Xherdan Shaqirin që të largohet nga kampioni i Anglisë, Liverpooli.

Në një intervistë për mediumet zvicerane të mërkurën, Hitzfeld ka insistuar se Shaqiri ka nevojë për minutazhë, gjë që nuk do ta ketë nëse mbetet te Liverpooli edhe për edicionin 2020/21, që tashmë ka nisur në Premier League.