Sport

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila në bazë të orarit të mëparshëm ishte paraparë të zhvillohej të dielën, më 27 shtator, në orën 13:30, konfirmon FFK-ja.

Një vendim të tillë KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar, duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane.