Sport

Të premten tërhiqet shorti i Superligës në hendboll

Të premten tërhiqet shorti i Superligës në hendboll

Të premten do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 10 tetor. Por skuadrat aktualisht nuk e kanë të drejtën e stërvitjes në palestra. Disa prej tyre po ushtrojnë në ambiente të hapura.