Sport

Bayerni fiton edhe Superkupën e Evropës

Bayerni fiton edhe Superkupën e Evropës
Foto: Reuters

Bayerni, si kampion i Ligës së Kampionave, ka arritur të triumfojë edhe në Superkupën e Evropës duke e mposhtur ekipin spanjoll, Sevillën me rezultat prej 2 me 1 .

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të fitojë këtë takim, dhe ishin vazhdimet ato që e përcaktuan fituesit, transmeton KOHA.