Sport

Januzaj synon një vit madhështor me Sociedadin

Januzaj synon një vit madhështor me Sociedadin

Adnan Januzaj dëshiron që sezoni i cili sapo ka filluar të jetë më i miri që e ka luajtur ndonjëherë te Real Sociedadi, ekip me të cilin synon të shkojë larg në Ligën e Evropës, si dhe të triumfojë në ndeshjen finale të Kupës së Spanjës, tashmë të shtyrë shkaku i koronavirusit.

Në fakt, Januzaj synon ta ndihmojë Sociedadin ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri. Me këto synime, Januzaj haptazi ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Sociedadi, opsion që e kishte marrë në konsideratë në të shkuarën.