Sport

Gjilani zyrtarizon Gramoz Kurtajn

Gjilani zyrtarizon Gramoz Kurtajn

Klubi i futbollit Gjilani ka konfirmuar të premten transferimin e futbollistit Gramoz Kurtaj. 29-vjeçari është i lindur në Prishtinë, por është zhvilluar si futbollist në Gjermani te skuadra si Hertha, Neustrelitz e Carl Zeiss Jena. Ka luajtur edhe në Çeki e po ashtu në Skoci te Hamiltoni.

Mesfushori së fundi luajti në Vietnam, te skuadra si Da Nang e Thanh Hoa. Kulmin e ka arritur te Hamiltoni në Skoci, ku i luajti 48 ndeshje për Hamiltonin në Premiership.