Sport

Hadërgjonaj zyrtarizohet te Kasimpasha

Hadërgjonaj zyrtarizohet te Kasimpasha

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj është zyrtarizuar të premten te Kasimpasha, skuadër që bën gara në Superligën e Turqisë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hadërgjonaj, te Kasimpasha është transferuar nga skuadra e Huddersfieldit. Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare.

Hadërgjonaj në pjesën e dytë të edicionit 2019/20 ishte i huazuar te Kasimpasha nga ekipi anglez dhe në kampionatin e Turqisë regjistroi 13 paraqitje.