Sport

Nga disavantazhi prej tre golash, Chelsea arrin barazimin

Nga disavantazhi prej tre golash, Chelsea arrin barazimin

Chelsea ka arritur të sigurojë një pikë në Premier League në përballjen me West Bromwich Albionin pavarësisht se pjesën e parë e mbylli me tri gola disavantazh.

Callum Robinson me dy gola dhe një tjetër i Kyle Bartleyt çuan WBA-në të qetë në pushim të mes dy pjesëve, por skuadra e Frank Lampardit arriti që në 45-minutëshin e dytë të kthehej fuqishëm për të siguruar pikën e re në Premier League.