Sport

Meraku i Veton Berishës që nuk e provoi paraqitjen me Kosovën

Meraku i Veton Berishës që nuk e provoi paraqitjen me Kosovën

Veton Berisha nuk e kthen kokën prapa kur e ka topin në zonën e 16-të metërshit të kundërshtarit. Shikon vetëm portën për të shënuar gol, rol që e ka në fushë. Të njëjtën gjë thotë se e bën edhe kur merr vendime jashtë fushës. Por, pranon se i mbetet merak që nuk e provoi paraqitjen me Kosovën.

“Jam një person që kur merr një vendim e që nuk ndryshohet, nuk e kthej kokën dhe të mendoj për atë vendim. Por, në këtë rast, është normale që më mbetet merak se si do të ishte të luaja për Kosovën dhe me vëllanë tim Valonin”, thotë sulmuesi i skuadrës norvegjeze, Viking.