Sport

Palestra e nisur 16 vjet më parë në Istog përurohet me ndeshje ndërkombëtare

Palestra e nisur 16 vjet më parë në Istog përurohet me ndeshje ndërkombëtare

Kanë mbetur edhe disa gjëra të vogla për t’u finalizuar punët në palestrën e Istogut, që nisi të ndërtohej plot 16 vjet më parë. Pritjes së gjatë për hapjen e palestrës, ndërtimi i së cilës u përcoll me shumë probleme, po i vjen fundi.

Përurimi i palestrës së qytetit në Istog do të bëhet më 17 tetor me ndeshje ndërkombëtare në mes dy ekipeve të Kosovës, Istogut dhe Vushtrrisë. Është ndeshje kthyese e rrethit të dytë të Kupës Evropiane.