Sport

Suga: Jemi të vendosur të organizojmë Lojërat Olimpike

Suga: Jemi të vendosur të organizojmë Lojërat Olimpike

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga deklaroi se Japonia është e vendosur të organizojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios në verën e ardhshme si dëshmi se njerëzimi ka fituar mbi pandeminë.

Suga mbajti një fjalim nëpërmjet video-mesazhit në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të OKB-së e cila këtë vit zhvillohet nëpërmjet internetit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).