Sport

Ademi vazhdon me Mariehmanin, por shpejt do të largohet nga Finlanda për ndonjë vend me futboll më të zhvilluar

Ademi vazhdon me Mariehmanin, por shpejt do të largohet nga Finlanda për ndonjë vend me futboll më të zhvilluar

Skuadra finlandeze, IFK Marihamn, ashtu si pritej, ka shfrytëzuar opsionin për të vazhduar edhe për një vit kontratën me sulmuesin Albion Ademi. Ademi kishte kaluar në fund të vitit të kaluar te Mariehmani, me synimin për të luajtur rregullisht.

Por, ka pasur një edicion të shkëlqyeshëm deri më tani, duke realizuar 12 gola e tri asistime në 17 paraqitje. Numri i golave në ndeshjet e deritashme ka bërë që për Ademin të interesohen skuadra nga vende të ndryshme, e po ashtu skuadrat më të mëdha finlandeze. Dhe Mariehmani me vazhdimin e kontratës është siguruar që të përfitojë një shumë të majme nga transferimi i Ademit.