Sport

Muriqi tejkalon virusin, nis aventurën me Lazion

Muriqi tejkalon virusin, nis aventurën me Lazion

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, të mërkurën pritet t’i bashkohet për herë të parë skuadrës së Lazios në stërvitje, kanë raportuar mediumet italiane.

Në të vërtetë, Muriqi para se të fillojë stërvitjen e parë me ekipin e ri, do t’i nënshtrohet kontrollimit mjekësor tek ekipi italian pas izolimit që e pati në Stamboll për shkak se ishte prekur me koronavirus.