Sport

KI Klaksvik, skuadra e vogël e Ishujve Faroe në prag të fazës së grupeve të Ligës së Evropës

KI Klaksvik, skuadra e vogël e Ishujve Faroe në prag të fazës së grupeve të Ligës së Evropës

Në qytetin e vogël të peshkimit në Ishujt Faroe, Klaksvik, biseda midis popullsisë prej rreth pesë mijë banorëve për momentin ka të bëjë vetëm me një gjë: futbollin. Për një shtet të renditur në vendin e 107 në botë në ranglistën e FIFA-s, zakonisht ka shumë zhurmë kur bëhet fjalë për ndeshjet evropiane dhe ato ndërkombëtare.

Por, të enjten (sot), kampionët e kampionatit të Ishujve Faroe, KI Klaksvik, do të përballen me Dundalkun e Republikës së Irlandës në plejofin e Ligës së Evropës, ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit të Ishujve Faroe. KI Klaksvik është vetëm 90 minuta larg për t’u bërë ekipi i parë i vendit që është kualifikuar në një garë të rëndësishme evropiane. Në rast të triumfit, KI Klaksvik do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan BBC.