Sport

Atalanta e huazon Depaolin

Atalanta e huazon Depaolin

Atalanta e ka huazuar mbrojtësin anësor Fabio Depaoli nga Sampdoria. Atalanta e ka edhe opsionin për ta blerë Depaolin verën e ardhshme, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Depaoli 23-vjeçar u transferua te Sampdoria nga Chievo verën e kaluar për 4.5 milionë euro. Ai më herët ishte pjesë e U-21 të Italisë.