Sport

Lakersi fiton ndeshjen e parë të finales së NBA-së

Lakersi fiton ndeshjen e parë të finales së NBA-së
Foto: Reuters

LA Lakers e ka fituar ndeshjen e parë të serisë finale të NBA-së, duke e mposhtur të enjten mbrëma 116:98 Miamin.

Anthony Davis realizoi 34 pikë për Lakersin, ndërsa James shtoi 25 sosh.

Te Miami Heat shënuesi më i mirë ishte Jimmy Buler me 23 pikë. Miami ka humbur Goran Dragiqin dhe Bam Adebayon shkaku i lëndimeve.