Sport

Kumbulla: Roma një hap përpara në karrierën time

Kumbulla: Roma një hap përpara në karrierën time

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka ritheksuar se nuk ka hezituar që të bashkohet me Romën, derisa ka thënë se ky është një hap përpara në karrierën e tij.

Për qendërmbrojtësin kishin shprehur interesim edhe top skuadra të tjera evropiane, përfshirë këtu edhe Napolin e Lazion, transmeton KOHA. Megjithatë, ai kishte zgjedhur Romën.