Sport

Xhaka nis ndeshjen ndaj Liverpoolit si kapiten i Arsenalit

Xhaka nis ndeshjen ndaj Liverpoolit si kapiten i Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka kthyer shiritin e kapitenit te skuadra e Arsenalit për ndeshjen me Liverpoolin në Carabao Cup.

Reprezentuesi i Zvicrës kishte humbur shiritin e kapitenit në sezonin e shkuar pas një përplasje që kishte pasur me tifozët e klubit. Nga ajo kohë, Pierre-Emerick Aubameyang udhëhoqi “Topçinjtë”.