Sport

Besa shënon fitoren e parë të sezonit

Besa shënon fitoren e parë të sezonit

Besa e Pejës ka mposhtur Trepçën ’89 në ndeshjen hapëse të xhiros së pestë të Superligës në futboll.

Besa si vendase fitoi 2:1 dhe kjo është fitorja e parë pas katër humbjeve rresht. Për Trepçën ’89 kjo është humbja e dytë, ndërkohë që ka zhvilluar gjithsej katër ndeshje dhe mban vendin e tretë me 6 pikë. Besa është e parafundit, e nënta, me 3 pikë.