Sport

Xhaka i lumtur që do të luajë përkrah Parteyt

Xhaka i lumtur që do të luajë përkrah Parteyt

Granit Xhaka është ende duke pritur të bëjë paraqitjen e tij të parë përkrah ganezit Thomas Partey, i cili sipas mesfushorit të Zvicrës do të jetë një aset i madh për Arsenalin. Xhaka është i bindur se Partey, që u transferua gjatë afatit kalimtar të verës, do t’i shtojë cilësi Arsenalit në ekip.

“Ai do të jetë djali që është i rëndësishëm për mua dhe gjithashtu për ekipin. Të gjithë në klub mund të jenë të lumtur sepse ai ka cilësi të shkëlqyeshme”, ka thënë Xhaka të martën për sajtin zyrtar të Arsenalit. “Ai do të sjellë një ekuilibër të mirë në lojën tonë. Me Parteyn në ekip do të kemi një mentalitet fituesi”.