Sport

Sassuolo, ekipi argëtues që mund ta kalojë vikendin në krye të Serie A

Sassuolo, ekipi argëtues që mund ta kalojë vikendin në krye të Serie A

Sassuolo, një ekip modest që pjesën më të madhe të historisë e ka kaluar në nivelet më të ulëta dhe amatore të futbollit italian, do të kalojë të paktën 72 orë në krye të klasifikimit në Serie A, nëse mposht Torinon të premten (sot) në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit italian.

E vlerësuar prej kritikëve si “Atalanta e re”, falë futbollit të paepur sulmues dhe tejkalimit të pritjeve, Sassuolo ka shënuar nga katër gola në secilën nga tri ndeshjet e fundit dhe zë vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.