Sport

Në ndeshjet e basketbollit në Kosovë nuk do të ketë tifozë brenda sallave

Në ndeshjet e basketbollit në Kosovë nuk do të ketë tifozë brenda sallave

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për ndikimin që ka pasur pandemia Covid-19 në klubet e basketbollit kosovar, duke deklaruar se ato janë prekur ekonomikisht nga kjo pandemi, por që përkundër kësaj janë konsoliduar dhe janë të gatshme për zhvillimin e garave.

Fetahu gjithashtu ka njoftuar se klubet nga Kosovë sivjet nuk janë paraqitur në gara evropiane, derisa ka shtuar se në fund të tetorit ose javën e parë të nëntorit do të fillojë Liga Unike, si liga e parë mbarëkombëtare gjithë-shqiptare të cilën e organizon Federata e Basketbollit të Kosovë dhe ajo e Shqipërisë.