Sport

Ramadani shpall listën e hendbollistëve për ndeshjet ndaj Malit të Zi e Suedisë

Ramadani shpall listën e hendbollistëve për ndeshjet ndaj Malit të Zi e Suedisë

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur të premten listën e lojtarëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë, ka njoftuar Federata e Hendbollit.

Janë këto ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për Euro 2022. Kosova me Malin e Zi luan në Podgoricë më 4 nëntor, kurse më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë.