Sport

Distria Krasniqi ngjitet në vend të parë në renditjen botërore

Distria Krasniqi ngjitet në vend të parë në renditjen botërore

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot renditjen më të re olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e fundit në Budapest të Hungarisë, xhudistët kosovarë kanë shënuar ngritje.

Distria Krasniqi ka dal e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten. Krasniqi mori 1 mijë pikë të reja, duke e çuar në 6765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid.