2 perditesime
21:41

Kosova pëson thellë nga Holanda

Futbollistet e Kosovës kanë pësuar humbje të thellë 6:0 nga Holanda në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit A të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2022.

Danielle van de Donk (11’), Katja Snoeijs (31’, 44’, 90+4), Lieke Martens (34’) dhe Vivianne Miedema (90+4’) i kanë realizuar golat për kampionen e Evropës të vitit 2017.

Futbollistet e Kosovës pas tetë ndeshjeve të zhvilluara zënë vendin e katërt në grup me 10 pikë. Holanda kryeson me 27 pikë nga nëntë ndeshje.

19:59

Futbollistet e Kosovës në disavantazh prej katër golave ndaj Holandës pas pjesës së parë

Futbollistet e Kosovës janë duke pësuar me rezultatin 4:0 nga Holanda, pas pjesës së parë të ndeshjes eliminatore për Kampionat Evropian, ndeshje që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Danielle van de Donk (11’), Katja Snoeijs (31’, 44’) dhe Lieke Martens (34’) i kanë realizuar golat për kampionen e Evropës të vitit 2017.

Ndeshja i takon Grupit A eliminator.

18:43

Përbërjet startuese të ndeshjes Kosovë – Holandë

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencë të femrave sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ballafaqohet me kampionen e Evropës, Holandën.

Ndeshja është eliminatore për Kampionat Evropian.

Janë publikuar përbërjet startuese të dy përfaqësueseve.

Image