Sport

Ismajli debutoi në Kupë, pret të luajë për Spezian edhe në Serie A

Ismajli debutoi në Kupë, pret të luajë për Spezian edhe në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është ndarë i kënaqur me debutimin te skuadra e Spezias. Ismajli të mërkurën luajti nga minuta e 79-të për Spezian që fitoi në udhëtim me rezultatin 2:0 ndaj Cittadellas, në kuadër të raundit të tretë të Kupës së Italisë.

Ismajli ka thënë se ka marrë vlerësim pozitiv, derisa pret të debutojë edhe në kampionatin elitar të Italisë, Serie A, transmeton KOHA.