Sport

Simona Halep infektohet me koronavirus, ka simptoma të lehta

Foto: Reuters
 

Kampionia e Wimbledonit në vitin e kaluar, Simona Halep, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe ka thënë të shtunën se ka simptoma të lehta.

Rumunia 29-vjeçare e dha njoftimin vet në rrjetin social “Twitter” se është vetizoluar në shtëpi dhe se është duke u shëruar. Ajo shtoi se po ndihet mirë dhe se të gjithë do t’i kalojmë së bashku këto momente të vështira, transmeton KOHA.