Sport

Seferi pëson me nokaut në raund të parë nga ish-kampioni Gassiev

Seferi pëson me nokaut në raund të parë nga ish-kampioni Gassiev

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka pësuar sonte humbje në Rusi me nokaut në raund të parë nga ish-kampioni i botës Murat Gassiev.

Gassiev me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Seferin 1:26 minuta pa mbaruar raundi i parë dhe ndonëse Seferi arriti të ngrihej, referi e vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.