Sport

KFF Mitrovica eliminohet nga Liga e Kampionëve

KFF Mitrovica eliminohet nga Liga e Kampionëve
 

Kampionia e Kosovës në futboll te femrat, KFF Mitrovica i ka dhënë fund ëndrrës evropiane pasi është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Futbollistet mitrovicase, të mërkurën kanë pësuar humbje në udhëtim nga kampioni i Austrisë, skuadra e St. Poltenit. Ndeshja e luajtur të mërkurën në stadiumin “NV Arena” ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të ekipit vendas, që i vazhdon garat në raundin tjetër.