Sport

Imeri shënon në humbjen e parë të Zvicrës U-21

Foto: Ilustrim
 

Kastriot Imeri e ka shënuar golin e vetëm për Shpresat e Zvicrës që kanë pësuar disfatë të hënën nga Franca (U-21) me rezultatin 3:1, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për kampionatin evropian “Euro 2021”.

Ishte kjo edhe humbja e parë në këtë cikël kualifikues. Imeri shënoi në minutën e 88-të me asistim të Bastien Tomës. Imeri u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa Toma luajti gjatë tërë takimit. Gjatë 90 minutave luajti edhe Andi Zeqiri.