Sport

Klubi i Premier Ligës e do për trajner Gerrardin

 

Leeds Unitedi po e konsideron që të nënshkruajë marrëveshje me trajnerin Steven Gerrard, raporton Football Insider.

Trajneri aktual i Leedsit, Marcelo Bielsa, ka kontratë me klubin anglez deri në fund të edicionit 2020/21, dhe si duket krerët e klubit janë të gatshëm të kontaktojnë me Gerrardin, të cilin e shohin si zëvendësues të argjentinasit, transmeton KP.