Goli i Uzunit nuk mjafton, Juventusi në raundin nokaut

Goli i Uzunit nuk mjafton, Juventusi në raundin nokaut
Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka lënë shenjën e tij në Champions, por goli që e shënoi të martën mbrëma nuk ishte i mjaftueshëm për Ferencvaroshin.
Ferencvaroshi pësoi gol në minutën e 92-të për të humbur 2:1 nga Juventusi në Torino. Me këtë fitore kampioni i Italisë ka avancuar në raundin nokaut të Ligës së Kampionëve.
Pas katër xhirove, Juventusi është i dyti në grupin G me 9 pikë. Prin Barcelona me 12 pikë. Dynamo Kiev dhe Ferencvarosh kanë nga një pikë dhe tashmë janë pa gjasa.
Sulmuesi i Shqipërisë, Uzuni, në minutën e 19-të u tregua i vëmendshëm dhe me një prekje të lehtë e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e skuadrës hungareze.
Superylli Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 35-të, ndërsa Alvaro Morata shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.
Në ndeshjen tjetër të grupit G, Barcelona ishte bindëse ndaj Dynamo Kievit. Barça fitoi 4:0, me golat e Sergino Dest, Martin Braithwaite (2) e Antoine Grizmann.
Në kuadër të grupit F, Lazio fitoi 3:1 ndaj Zenit St. Petersburgut. Në ndeshjen tjetër të grupit, Borussia Dortmund fitoi 3:0 ndaj Club Brugge.
Borussia prin me 9 pikë, një më shumë se Lazio. Club Brugge renditet i treti me 4 pikë, kurse Zeniti ka vetëm një pikë. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti prej minutës së 81-të te Lazio. Ai u shfaq i rrezikshëm, por humbi një rast të mirë.
Në mesin e 16 skuadrave më të mira janë kualifikuar edhe Chelsea e Sevilla nga grupi E. Chelse fitoi 2:1 ndaj Rennesit, kurse Sevilla e mposhti Krasnodarin me rezultat të njëjtë. Chelsea e Sevilla i kanë nga 10 pikë, kurse Krasnodari e Rennesi vetëm nga një.
Uzuni i realizon gol Juventusit
Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, i ka realizuar gol Juventusit. Uzuni ka realizuar gol për epërsinë 1:0 të Ferencvarosit në ndeshjen që po e luan në Torino ndaj Juventusit, në kuadër të Grupit G të Ligës së Kampionëve.
Ai realizoi në minutën e 19-të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sancho në shitje

Barcelona kërkon ta mbajë Dembelen
Allegri afër Romës

Di Maria nuk vazhdon me PSG-në

Draxleri, dëshira e Arsenalit
Immobile: Koronavirusi na largoi nga gara për titull në Itali

Edwards udhëheq Chelsean

Veseli pranë Virtus Entellasit

Shaqiri refuzon ofertën e Hertha Berlinit
Kujtim Mustafi: Shkodrani do të largohet nga Arsenali më së voni në verë

Një vit nga vdekja e Bryantit: Karriera e tij në fotografi
