Sport

Maliqi: Kujdes maksimal ndaj Besës, që të vazhdojmë serinë e fitoreve

Maliqi: Kujdes maksimal ndaj Besës, që të vazhdojmë serinë e fitoreve
 

Futbollisti i Prishtinës, Behar Maliqi, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij kujdes maksimal ndaj Besës, pasi e konsideron kundërshtare që po luan futboll të mirë.

Prishtina nesër takohet me Besën, rivalitet ky që e ka dominuar futbollin e Kosovës pas luftës. Megjithatë, Besa pas dy vitesh mungesë në Superligë, po luan kryesisht me përbërje të re. Por, kjo aspak nuk e ka zbehur rivalitetin dhe Prishtina udhëton tek skuadra pejane me respektin maksimal.