1 perditesime
Sport

Balaj dhe Berisha shënojnë në Austri

Balaj dhe Berisha shënojnë në Austri
Foto: Ilustrim
19:05

Balaj dhe Berisha shënojnë në Austri

Bekim Balaj ia ka dhuruar ekipit të tij fitoren kundër Tirolit në Bundesligën e Austrisë.

Sturm Grazi fitoi me rezultat 1-0, me golin e sulmuesit shqiptar në minutën e 76-të të ndeshjes, derisa asistues ishte mesfushori Jakob Jantscher.

Me këtë fitore, Sturm Grazi renditet në pozitën e katërt të tabelës me 15 pikë.

Gol tjetër në Bundesligën austriake ka shënuar edhe kosovari Mërgim Berisha, në fitoren e Salzburgut ndaj St. Poltenit, raporton KOHA.

Berisha kaloi Salzburgun në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes, derisa ekipi kundërshtar pësoi debakël gjatë lojës, duke u mposhtur me rezultat 8-2.

17:21

Mërgim Berisha kalon Salzburgun në epërsi

Mërgim Berisha ka shënuar gol ndaj St. Poltenit në Bundesligën austriake. Skuadra e tij, Salzburg, është duke udhëhequr me rezultat 2-0 pas 22 minutash lojë.

Ishte minuta e shtatë e ndeshjes kur Berisha kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Salzburgu ndodhet në pozitën e parë të tabelës me 19 pikë aktualisht.