Sport

Pas dështimit në Sllovaki, te Kosova shpresojnë të arrijnë kualifikimin në ndeshjet e shkurtit

Pas dështimit në Sllovaki, te Kosova shpresojnë të arrijnë kualifikimin në ndeshjet e shkurtit
 

Basketbollistët e Kosovës udhëtuan për në Bratislavë si liderë të grupit. Prej kryeqendrës së Sllovakisë janë kthyer të dielën si pjesë e përfaqësueses që ka rënë në vendin e tretë në grup. Kosova tani është jashtë zonës që dërgon në rundin tjetër, por shpreson të kthehet në të me dy fitore në dy ndeshjet fundit.

Me një paraqitje si në Bratislavë, kjo nuk është e mundshme. Në dy ndeshjet e luajtura në Bratislavë, me Sllovakinë dhe Islandën, Kosova ishte inferiore. Dhe pësoi humbje të thella.