Sport

Hysaj rezulton negativ në testin për koronavirus, mund t'i bashkohet Napolit në stërvitje

Hysaj rezulton negativ në testin për koronavirus, mund t'i bashkohet Napolit në stërvitje
 

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, thuhet se ka dalë negativ në testin për koronavirus dhe mund t’i bashkohet Napolit në stërvitje, ka raportuar të martën “football-italia.net”.

Hysaj ka qenë i izoluar shkaku i infektimit me koronavirus gjatë periudhës sa ishte i grumbulluar me kombëtaren shqiptare. Deri tash ka qëndruar i izoluar në Shqipëri, por i është dhënë leja të udhëtojë drejt Napolit.