Sport

Trajneri i Kukësit, Gega, fiton ndeshjen e jetës, mposht COVID-19 dhe rikthehet në Tiranë

Trajneri i Kukësit, Gega, fiton ndeshjen e jetës, mposht COVID-19 dhe rikthehet në Tiranë
 

Skënder Gega fiton ndeshjen më të rëndësishme të jetës, mposht më në fund COVID-19 dhe rikthehet në Shqipëri. Gega rezultoi i prekur nga COVID-19 më 12 nëntor pasi më herët kishte shfaqur shenja të virusit. Situata u përkeqësua duke bërë që trajneri i Kukësit të nisej me urgjencë drejtë Turqisë më 25 nëntor për një trajtim më të specializuar pasi virusi i kishte prekur mushkëritë. Pas një terapie të gjatë, klubi verilindor njofton se trajneri Gega ka lënë këtë të mërkurë ambientin e spitalit në Turqi për të rikthyer në Shqipëri.

Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion falë dhe progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë, duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega gëzon një gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do të bashkohet me ekipin e Kukësit, këtë herë për ti drejtuar nga fusha. Ky është një lajm fantastik jo vetëm për klubin verilindorë por për të gjithë sportdashësit, fansat e Gegës dhe miqtë e tij, trajneri rikthehet në atdhe pasi fitoi betejën e tij më të madhe/BW.