Sport

Shestani i bashkohet KB Vëllaznimit

Shestani i bashkohet KB Vëllaznimit
 

Organizatori i Kombëtares së Shqipërisë në basketboll, Robert Shestani është përforcimi më i ri te KB Vëllaznimi, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga Gjakova që këtë edicion është kthyer në elitë, të mërkurën e ka zyrtarizuar angazhimin e Shestanit në “Facebook”.

Shestani (187 cm), së fundi ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës dhe ishte pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e këtij muaji në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Botërorin 2023 kundër Portugalisë e Bjellorusisë. 27-vjeçari, pritet të debutojë me fanellën e Vëllaznimit këtë vikend në ndeshjen kampionale kundër Sigal Prishtinës. Pas pesë ndeshjeve të luajtura këtë sezon, Vëllaznimi zë vendin e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë të tubuara. Ka një fitore dhe katër humbje.