Sport

Nurmagomedov nuk do të kthehet në UFC

Nurmagomedov nuk do të kthehet në UFC
 

Kampioni i kategorisë së lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, njoftoi në muajin tetor se është pensionuar nga ky sport. Të njëjtën gjë e rikonfirmoi të mërkurën duke thënë se nuk ka plane për t’u kthyer në luftëra, çfarëdo që të ndodh.

“Ka shumë pyetje rreth asaj se a do të kthehem në gara apo jo. Sidoqoftë, nuk kam plane të tilla”, ka thënë Khabib. “Dikush mendon se është gabim, të tjerët mendojnë se është gjë e drejtë. Sipas mendimit tim, nëse pensionohesh, atëherë duhet të pensionohesh me të vërtetë”, shtoi ai. Khabib Nurmagomedov në fundin e muajit tetor e mbrojti titullin e tij në garën UFC të kategorisë së lehtë duke e mposhtur Justin Gaethjen në raundin e dytë të ndeshjes, në artet marciale të përziera.