PSG-ja mposht Unitedin dhe bën më të paqartë situatën në grup

PSG-ja mposht Unitedin dhe bën më të paqartë situatën në grup
Manchester Unitedi ka humbur mundësinë e artë për të siguruar kualifikimin në fazën e nokautit një xhiro pa përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma, Manchesteri pësoi humbje në shtëpi nga Paris Saint-Germaini për ta bërë edhe më të paqartë situatën në Grupin H.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:1 në favor të mysafirëve. Brazilianët Neymar (6’, 90’) e Marquinhos (69’) shënuan për parisienët derisa golin e nderit për Manchesterin e realizoi Marcus Rashford (32’). Me këtë fitore PSG-ja ngrihet në kuotën e nëntë pikëve, sa i kanë edhe Manchester Unitedi e RB Leipzigu. Mirëpo Manchesteri i prin grupit falë goldallimit më të mirë duke lënë pas vetes PSG-në dhe RB Leipzigun. Kështu që, xhiroja e fundit që luhet javën e ardhshme do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e grupeve. Në xhiron e fundit, Manchesteri është mysafir i RB Leipzigut derisa PSG-ja e pret Istanbul Bashakshehirin. Kampioni i Turqisë tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi në ndeshjen e xhiros së pestë pësoi humbje në shtëpi me rezultatin e ngushtë 4:3 nga RB Leipzigu. Paqartësi ka edhe në Grupin F, pasi ndeshja më interesante, ajo ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Lazios, përfundoi pa fitues, 1:1. Raphael Guerreiro (44’) e kaloi Dortmundin në epërsi derisa Lazio barazoi nëpërmjet sulmuesit Ciro Immobile (67’) nga penalltia. Përkundër barazimit, Dortmundi ka siguruar kalimin tutje derisa në xhiron e fundit do të mësohet emri i ekipit tjetër të këtij grupi që do ta kalojë me sukses këtë grup. Dortmundi është lider me dhjetë pikë, një më shumë se Lazio që është në pozitën e dytë, derisa Clubb Brugge, që mposhti Zenitin (3:0), zë vendin e tretë me shtatë pikë. Në xhiron e ardhshme Brugge e pret Lazion në ndeshjen që vendos se cili ekip do të vazhdojë tutje garat. Ndërkohë, pozitën e parë në grup tashmë e ka siguruar skuadra e Chelseat, që në udhëtim triumfoi bindshëm ndaj Sevillas me shifrat 4:0. Sulmuesi Olivier Giroud ishte i papërmbajtshëm pasi shënoi të gjitha golat për Chelsean, duke u bërë futbollisti i parë në histori të ekipit anglez që ka shënuar aq gola në ndeshjet e kupave evropiane. Për Chelsean, kjo ishte fitorja e katërt në Grupin E që e forcon në pozitën e parë në tabelë me 13 pikë të shënuara, tri më shumë se Sevilla. Prej këtij grupi Chelsea e Sevilla ka kohë që kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Championsit. Barcelona e Juventusi edhe pse janë konfirmuar në raundin tjetër, kanë shënuar fitore ndaj Ferencvaroshit, përkatësisht Dynamo Kievit. Të dyja këto ndeshje që i takuan Grupit G përfunduan me rezultatin 3:0.
Grupi E
Krasnodar – Rennes 1:0
Sevilla – Chelsea 0:4
1. Chelsea 5 13
2. Sevilla 5 10
3. Krasnodar 5 4
4. Rennes 5 1
Grupi F
Borussia D. – Lazio 1:1
C. Brugge – Zenit 3:0
1. Borussia D. 5 10
2. Lazio 5 9
3. C. Brugge 5 7
4. Zenit 5 1
Grupi G
Ferencvaros – Barcelona 0:3
Juventus – Dynamo K. 3:0
1. Barcelona 5 15
2. Juventus 5 12
3. Dynamo K. 5 1
4. Ferencvaros 5 1
Grupi H
Istanbul B. – RB Leipzig 3:4
Man. Utd – PSG 1:3
1. Man. Utd 5 9
2. PSG 5 9
3. RB Leipzig 5 9
4. Istanbul B. 5 3
PSG-ja mposht Unitedin, Barcelona e Juve me fitore të lehtë
Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Manchester Unitedit, derisa fitore kanë shënuar edhe Barcelona e Juventusi.
Gjiganti francez shënoi fitore prej 3 me 1, transmeton KOHA.
Neymari i dha epërsinë PSG-së qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.
“Djajtë e Kuq” barazuan shifrat përmes Rashfordit, i cili shënoi në minutën e 32 pas asistimit nga Wan Bissaka.
Në pjesën e dytë PSG-ja arriti të kalojë sërish në epërsi përmes Marquinhosit, që shënoi në minutën e 69.
Një minutë më vonë Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Fredi.
E në minutën e 90+1 Neymari shënoi golin e fundit për PSG-në.
Unitedi është lider në Grupin H me nëntë pikë, po aq sa ka edhe PSG-ja. Derisa Leipzigu në vendin e tretë poashtu ka nëntë pikë. Në vendin e fundit është Bashakshehiri me vetëm tre pikë.
Në ndeshjen tjetër Barcelona shënoi në udhëtim te Ferencvaroshi me rezultat prej 3 me 0.
Golat në këtë fitore të Barcelonës i shënuan Griezmanni, Braithwaite e Dembele.
E edhe Juventusi fitoi me rezultat prej 3 me 0 ndaj Dinamo Kievit.
Chiesa, Ronaldo e Morata i siguruan pikët e plota “Zonjës së Vjetër”.
Barcelona është lider në Grupin G me 15 pikë, derisa Juventusi në vendin e dytë ka 12 pikë. Dinamo Kievi e Ferencvaroshi kanë nga një pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bilbao triumfon thellë ndaj Getafes

Gara për titull në Serie A më e forta në dhjetë vjetët e fundit

Tottenhami kalon tutje në FA Cup

Kemal Ademi asiston në fitoren e Fenerbahçes

Danimarka mposht dhe eliminon Kroacinë, “merr” Katarin në çerekfinale të Botërorit

Historia e veçantë e basketbollistit të ri të Vëllaznimit me Kobe Bryantin

Fernandes i vendosur për të fituar trofe me Unitedin

Rritja e Ligës së Parë

Militao kërkon të qëndrojë në Madrid

Trajneri Rudani i del në mbrojtje Berishës

Voca: Në Turqi presioni është më i madh se në Zvicër
