Sport

Atletico, Evertoni e Tottenhami në garë për Milikun

Atletico, Evertoni e Tottenhami në garë për Milikun
 

Arkadiusz Milik do të largohet përfundimisht nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas Evertonit e Tottenhamit, interesim për transferimin e sulmuesit polak ka shprehur edhe skuadra e Atletico Madridit, ka njoftuar të enjten e përditshmja spanjolle “AS”.

Lëndimi i Diego Costas ka detyruar Atleticon që të futet në garë për Milikun, që është lënë jashtë ekipit të Napolit për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon verën e ardhshme.