Sport

Prishtina nderon ish-boksierë dhe kontribuues të sportit

Prishtina nderon ish-boksierë dhe kontribuues të sportit
 

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, klubi i boksit Prishtina mbajti të enjten një ceremoni, ku ishin të pranishëm dhjetëra ish-sportistë të sporteve luftarake dhe ish-kontribuues të sportit.

Prishtina është njëri prej klubeve më të lavdishme në vend. Drejtuesit e Prishtinës grumbulluan njerëz të sportit në takimin me moton: “Ejani të takohemi që të mos e harrojmë njëri-tjetrin”.