Anthony Davis ka pranuar marrëveshjen pesëvjeçare për t’u kthyer te Los Angeles Lakers, raportojnë mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht se është basketbollist i lirë për momentin, Davis me shumë gjasë pritet të nënshkruajë sërish me Lakersin, pasi u mor në Los Angeles nga New Orleans Pelicans.
Rikthimi i Davisit te Lakersi vjen një ditë pasi LeBron James pranoi vazhdimin e kontratës për dy vjet tjera, që do ta mbajë atë në LA deri në edicionin 2022/23.