Sport

Gjashtë ekipe italiane po interesohen për Mërgim Berishën

Gjashtë ekipe italiane po interesohen për Mërgim Berishën
Foto: Reuters
 

Forma fantastike e Mërgim Berishës te Salzburgu ka bërë që shumë skuadra nga Serie A ta kërkojnë transferimin e tij gjatë janarit. Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se janë hiç më pak se gjashtë ekipe nga Italia që po insistojnë për sulmuesin 22-vjeçar.

Parma, Bologna, Sassuolo, Torino, Benevento e Crotone janë të gatshme të paguajnë deri në 7.5 milionë euro për ta bindur Salzburgun që ta lirojë Berishën muajin tjetër.