Sport

Winks drejt largimit nga Tottenhami, rrezikon ta humbë edhe Evropianin

Winks drejt largimit nga Tottenhami, rrezikon ta humbë edhe Evropianin
Foto: Reuters
 

Harry Winks mund të largohet nga Tottenhami në muajin janar, apo ta rrezikojë vendin tek Anglia për Kampionatin Evropian, shkruan “Mirror”.

Mesfushori nuk e ka luajtur asnjë ndeshje në Premier League si titullar që prej muajit shtator, dhe po ka minutazh të limituar nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho këtë edicion.